TË FUNDIT

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë zbardh takimin me ambasadorin Shkurov: Shqipëria, në krah të Ukrainës

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov  është pritur sot nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ku është diskutuar për situatën e tensionuar në Ukrainë.

Këshilli i Ambasadorëve deklaron se Shqipëria është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Deklarata:

Kënaqësi të kishim mes nesh sot të ftuar Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov me të cilin patëm një shkëmbim të vyer opinionesh dhe informacionesh në lidhje me zhvillimet shqetësuese rreth Ukrainës.

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë, konsideron se çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz edhe për sigurinë evropiane dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me negociata.

Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat