Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit në Facebook pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës ku shprehet se kjo vepër përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë do të jetë gati shumë shpejt.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

