TË FUNDIT

Rama, Balluku dhe Spiropali kryejnë udhëtimin e parë, “WizzAir” ulet në aeroportin e Kukësit

Kryeministri Edi Rama ndau sot me ndjekësit në Facebook pamjet nga aeroporti i Kukësit. Rama shkruan se pas testimeve të suksesshme, kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Rama është i shoqëruar në këtë aktivitet nga ministret Balluku dhe Spiropali.

“Kompania ËizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.  Punë dhe durim”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat