Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama bën thirrje që të denoncohen përmes komisariatit dixhital ata që dëmtojnë natyrën dhe na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit.
Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore
*momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër”, shkruan kryeministri Edi Rama.

