Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca është pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burg të ish-ministrit Saimir Tahir. Soreca deklaroi se nuk dëshiron të komentojë këtë vendim.
Pyetje: Dënimi i Tahirit, a tregon kjo që reforma në drejtësi ka filluar të funksionojë?
Luigi Soreca: Nuk kam zakon të bëj komente për cështje specifike, por ajo që mund të them është se të shohësh disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe prokurorëve shihet dhe një pavarësi më e madhe më e fortë e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.
Pyetje: A jeni të kënaqur me SPAK me punën e tij?
Luigi Soreca: Siç e thashë, ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve por a mjafton kjo? Jo, ne presim edhe më shumë nga të gjitha institucionet që janë të përfshira në sistemin e drejtësisë.

