Këshilltari i Presidentit Meta ka dalë me një njoftim në Facebook ku bën me dije se pas pak Kreu i Shtetit do dalë me një lidhje live në rrjetet sociale.
“Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak, pas pak Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj do të japë një prononcim live nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
Transmetim LIVE në faqen zyrtare të Presidentit Meta në Facebook”, shkruan Tedi Blushi.

