Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka paralajmëruar një padi kundrejt institucioneve që nuk kanë dërguar informacionet, ose kanë dhënë një përgjigje pa përgjigje.
“Rrugën e butë e kam përfunduar, do të nis paditë penale javën e ardhshme. Qajzim Sejdini ka nisur procedurën e inceneratorët, kemi disa njerëz të përfshirë dhe SPAK ka akoma punë për t’i shkuar në fund kësaj nuk është vetëm Lefter Koka, ndërkohë për Fierin dhe Tiranën, nuk ka filluar SPAK akoma. Inceneratori i Tiranës, është pak më korrekt se 2 të parët, por ka një korrupsion galopanT financiar, ka përgjegjësi ministri i financave dhe kryetari i Bashkisë”,tha Tabaku.

