TË FUNDIT

“Duhet të shkarkohet menjëherë”. Avokati Beqiri zbulon shkeljen e rëndë të Presidentit

Avokati Idajet Beqiri i ftuar sot në emisionin Shqipëria Live deklaroi se Presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mos përfaqësuar unitetin e shqiptarëve që është edhe detyra e tij më themelore, ndërsa shtoi se meriton të shkarkohet.

“Ilir Meta shkeljen kushtetutën, konkretisht nenin 86, ai  nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve. Qytetari i parë i vendit, nuk mund të sillet si qytetari i fundit i vendit. Gjykata Kushtetuese duhet ta shkarkoi! Realisht shqiptarët sot janë të gjithë të turpëruar! Ne si shqiptarë jemi shumë të goditur sepse nuk e kemi de facto presidentin! Kemi një president të papërgjegjshëm, që flet përçartë, që në çdo veprim bashkohet me një forcë politike. Si mund të bashkohesh në një koalicion, kur ende e ke xhaketën e kryetarit të shtetit. Nga ana tjetër edhe etika e tij është jashtëzakonisht e rëndë dhe mbi të gjitha ti duhet të jesh njeriu më i ndjeshëm për atë që do shpirti i popullit shqiptar. Të kthesh SHBA armik të popullit siç i ka cilësuar Meta, do të thotë se e ke humbur të gjitha të drejtat për të qenë presidenti vendit tonë.”, tha ai.

Beqiri tha se mosshkarkimin e Metës, do ta shihte si vendimmarrje me tifozllëk partish dhe interesash. Duke përforcuar në këtë mënyrë sërish mendimin e tij se presidenti aktual duhet të shkarkohet nga detyra.

“Nëse nuk shkarkohet, atëherë shoh brenda në vendimmarrje një tifozllëk partish dhe interesash! Meqë ai më vuri këtu dhe më zgjodhi.”, shtoi ai.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat