TË FUNDIT

Keqmenaxhimi i fondeve për Pandeminë/ Meta i alarmuar nga raporti, bën thirrjen e menjëhershme

Pas publikimit të raportit të  organizatës “Together for Life ku theksohej se prokurimet emergjente në përballimin e pandemisë nuk ishin transparente, ka ardhur dhe reagimi i fortë i Presidentit Ilir Meta.

Sipas kreut të Shtetit pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.

Postimi i Metës

KEQMENAXHIMI I FONDEVE PËR PANDEMINË, ARMIK I SHËNDETIT PUBLIK DHE JETËS SË QYTETARËVE!
Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë vijon të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies.
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.
Sipas “Together for Life”:
Prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente
Më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi, me vetëm 1 operator në garë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, në krye të enteve publike për riskun e lartë të zbatimit të ligjit dhe të përdorimit të fondeve publike
MSHMS, e dyta pas Agjencisë së Blerjeve të përqendruara për numrin e madh të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik
Nga marsi 2020 deri në maj 2021, 18% e totalit të kontratave me kompanitë për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19 ishin sekrete.
Si pasojë e procedurave të përzgjedhura dhe vakumeve ligjore, disa procedura prokurimi rezultuan jo efektive, duke mos siguruar në kohë pajisjet mjekësore të domosdoshme për situatën COVID- 19.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat