Zgjedhjet e 6 marsit po afrojnë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat në Lushnje.
Kryemadhi shkruan se është momenti për të zgjedhur një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit të popullit.
“Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj”, shkruan Kryemadhi.

