Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook pamjet nga hidrovori i ri i Divjakës ndërsa theksoi se ai është pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit.
“Mirëmëngjes dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.


