Presidenti Ilir Meta ka dalë pak më parë në një konferencë ku ka bërë me dije se ka firmosur kallëzimin penal ndaj strukturave dhe funksionarëve të Kuvendit, për falsifikim dokumentesh.
“Sot kam firmosur kallëzimin penal si president i Republikës, kundër strukturave, funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë, për veprat penale të kryera në bashkëpunim, atë të falsifikimit të dokumenteve.
Për të mos ju marrë më shumë kohë, sapo kallëzimi të depozitohet në prokurorinë e posaçme dhe në prokurorinë e Tiranës, menjëherë do ta publikojmë të plotë, me gjithë sqarimet përkatëse”, u shpreh Meta.
Vijon…

