Në Gjykatën e Tiranës vijon përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kryedemokratit Lulzim Basha. Sikurse bëhet me dije, gjyqtari Arben Kostandiki ka rrëzuar kërkesën e PD-së për të hequr nga çështja e shqyrtimit të statutit të Komisionit të Rithemelimit gjyqtarin Agron Zhukri.
Pretendimi që iu rrëzua PD-së, kishte të bënte me faktin se Zhukri sipas tyre kishte konflikt interesi.

