Deputeti Dashamir Shehi, ka qenë sot i ftuar në A2CNN ku ka komentuar procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Shehi deklaroi se ku proces është një nismë krejtësisht politike e socialistëve, me të cilën duan të tregojnë se janë më të fortë se kundërshtarët e tyre.
“A ka presidenti gjynahet e veta, a mund të ketë tejkaluar limitet e detyrës? Sigurisht që po. Por nuk është kjo e mjaftueshme për të krijuar një precedent kaq të rrezikshëm. Të gjithë popujt normal i ruajnë institucionet e veta, qoftë edhe formalisht”, vijoi ai.
Shehi pranoi se presidenti i radhës, sigurisht që nuk mund të bëjë dot si Meta.
“Këta që bëjnë zhurmë sot e kanë vënë vetë Metën. Nëse largojmë këtë zotëri, ai që vjen pas tij do të jetë gjysmë-president. Sepse roli i tij është demoluar me vite. Që nga ana Kushtetuese, nga zgjedhja me 2/3-at, presidenti u bë nëpunës i thjeshtë i Partisë. Meta prishi rregullin, sepse ishte edhe oficer, edhe ushtar i partisë së vet. Dhe përfunduam te Meta, që është thuajse një president partiak, kuptohet i partisë së vet. Kemi 10 vite që zgjedhim president nga 40 vjeç. Presidenti supozohet që është një njeri i urtë. Këtu të gjithë presidentët e Shqipërisë janë marrë me politikë në mënyrë agresive, sepse vijnë nga një funksion shumë i lartë”.

