Kryedemokrati Lulzim Basha do mbledhë sot grupin parlamentar demokrat.
Mbledhja vjen pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të vetting-ut. Pritet që deputetët demokratë të njihen me qëndrimin që PD do të mbajë në lidhje me propozimin e maxhorancës për të zgjatur këtë afat deri në vitin 2024.
Deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington dhe gjetje mbi prioritetet e Partisë Demokratike.

