TË FUNDIT

Lajmi fundit/ U transferua në burgun e Fierit, karantinohet për 14 ditë ish-ministri Saimir Tahiri

Një ditë më parë Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u transferua në burgun e Fierit dhe mësohet se do të qëndrojë për 14 ditë i karantinuar. Për shkak të rregullave të reja të vendosura prej pandemisë do të duhet të kalojë 14 ditë në karantinë para se të çohet në qeli, si masë paraprakë për të mbrojtur të burgosurit e tjerë nga ndonjë infektim i mundshëm.

Rregulli i ri është që çdokush që futet në burg gjatë kësaj periudhe, duhet që të qendrojë 10 ditë deri në 2 javë i karantinuar në një ambient të institucionit para se të kalojë në qeli.

Tahiri është në gjendje të mirë shëndetësorë dhe nuk ka probleme me COVID, megjitatë do t’i duhet të qëndrojë në një dhomë pa të burgosur të tjerë për 14 ditë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat