Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një prononcim për media ka mohuar akuzën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për një takim të fshehtë mes tij, Lulzim Bashës dhe Erion Veliajt, në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan.
“Kemi analizuar ecurinë e deritanishme të punës së grupit parlamentar, nuk e fsheh kënaqësinë që Kuvendi ka tejkaluar axhendat politike të palëve, dhe në mënyrë unanime u votua pro zgjatjes së afatit të mandatit për Komisionet e Vetingut.
Në fund fitoi Shqipëria, unë asnjëherë nuk i shmangem pyetjeve.
Nuk është e vërtetë që ka pasur takim… Mos ja vini më veshin Saliun se nuk i hyn më asnjë njeriu në punë”, tha Balla.

