TË FUNDIT

Rama nga New Yorku: Do e them troç, Shqipëria ishte bunker në terr

Kryeministri Rama ka ndarë një video me ndjekësit në Facebook ku ndodhet në New York, në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

‘Sikurse kuptohet ti je bossi i shumë prej personave që na nderojnë sot këtu. Ky event është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, më lejoni të shkojë jashtë skenarit e të them troç, sikur për asgjë por për këtë tubim ku ka shumë miq dhe të ftuar të shquar, ma ha mendja se mandati ia vlen. Faleminderit që jeni këtu. Tre dekata më parë Shqipëria ishte bunker në terr, e bëri Shqipërinë të dukej Koreja e Veriut. Shumë herë historia lëviz në drejtime të ndryshme, për ne zgjimi erdhi vonë, por pamë në dritë dhe që atëherë pamë në një drejtim të vetëm. Që nga ajo kohë, Europa ka mbetur busulla jonë, drejt një demokracie të lirë. Bota ka ndryshuar dhe transformuar në 66 vitet e fundit, shumë vende kanë ndryshuar, transformimi i Shqipërisë është më mbleslënësi.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat