TË FUNDIT

Korrupsioni dhe skandali me pagat/ KE ngre shqetësimin për vendin tonë

Komiteti i Stabilizim Asociimit do mblidhet sot për të diskutuar përmbushjen e kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për të qenë pjesë e BE-së. Sipas Euronews, KE ka ngritur disa shqetësime për Shqipërinë ku vihet theksi te korrupsioni dhe publikimi i pagave

KE ngre shqetësimin se ligjet kundër korrupsionit janë të copëtuara dhe ju mungon harmonia mes tyre. Gjithashtu thekson se mungojnë përpjekjet dhe koordinimi për parandalimin e këtij fenomeni.

Skandali i publikimit të të dhënave të qytetarëve ka shqetësuar Komisionin, i cili pritet t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të hetojnë në mënyrë serioze këtë çështje, si dhe të marrin masa që të mos ndodhin më incidente të tilla.

KE është skeptik edhe për ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim, atë të Bashkëqeverisjes si dhe për Agjencinë e koordinimit të donacioneve.

Sipas KE-së, ato janë krijuar pa vlerësuar dhe analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje, kanë funksione të paqarta dhe i mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat