TË FUNDIT

Akuzat e Berishës, PD reagon urgjent: Mashtrime, po përdor kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij

Partia Demokratike i është akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i quajtur ato  mashtrime dhe se ‘vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij’.

Në facebook, PD ka publikuar edhe një video të Ilir Metës para disa viteve, i cili dikur thoshte se Berisha duhej të largohej me çdo kusht nga drejtimi i vendit, ndërsa sot deklaron se ka ‘dobësi të veçantë për të’.

“Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do ia kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruhet në statusin e PD.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat