Ditë e sotme Tabaku në një deklaratë në Kryesinë e Kuvendit ka akuzuar Damian Gjiknurin për një koncesion me vlerë 21,6 milionë euro që mbanë firmën e tij.
Kosto reale e inceneratorit të Elbasanit nuk është aq sa thuhet në kontratë. Element i rëndësishëm është dhe vendimi i Këshillit të Ministrave ndërkohë që janë dhënë 7 vite koncesion, është dhënë një koncension tjetër për 25 vite vetëm për shitjen e energjisë elektrike.
Pra për një koncension 21,6 milionë euro që kemi paguar, është dhënë një kontratë tjetër koncensionare, pa procedurë pa garë dhe mban firmën e Damian Gjiknurit.
Kontrata e inceneratorit të Tiranës, ka depozitimin e mbetjeve, shitjen e energjisë dhe sot rezultoi se Bashkia e Tiranës detyron firmat që ndërtojnë në Tiranë me vepra publike duke i cuar në incinerator, 40 milionë euro shtesë në shkelje të ligjit duke e kthyer në minierë të verëttë ari.
Kanë blerë Range Rover, si janë shpenzuar paratë publike për udhëtime, si është bërë skema e pastrimit të parave dhe si ka abuzuar shteti.
5 zotërinj kanë bërë procedurat më korruptive koncensionare të bërë ndonjëherë, ata sollën një shkresë të SPAK, nuk është qëllimi ynë të prishim hetimin, port ë hedhim dritë dhe këta persona të vendosen para drejtësisë.
Do publikoj të gjithë dokumentet, me të gjitha firmat, transparenca për dosjen e Elbasanit nis që nesër.

