TË FUNDIT

Rama takon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ja çfarë do të diskutohet

Pak minuta më parë ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Departamentit të Shtetit Antony Blinken. Ky takim është parashikuar që të zgjasë për rreth 45 minuta, ndërsa ndër temat kryesore është lufta kundër korrupsionit, por edhe situata në Ukrainë.
Rama ndodhet në New York për një vizitë zyrtar 4 ditore. Më herët Kryeministri Edi Rama deklaroi, në pritjen e organizuar për nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se “kjo është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë”.
Me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në SHBA u organizua një pritje ku merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, ministrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe personalitete të tjerë të rëndësishëm.

Kryeministri theksoi se “vetëm një imagjinatë pa fre do kishte guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë”.
“Madje dyshoj se edhe imagjinata më e shfrenuar nuk do kishte qenë dot aq e shfrenuar sa ta ëndërronte këtë tri dekada më parë. Asokohe, Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Europës”, tha ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat