Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ka ardhur reagimi i Sekretarit të shtetit Anthony Blinken.
“Ishte kënaqësi që të prisja kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ne festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme!”, shkruan Blinken në postimin e tij në Tëitter.
“Sekretari vlerësoi traditën e vazhdueshme të Shqipërisë për të ofruar një strehë të sigurt për ata që janë në nevojë, duke pritur afganët në rrezik.
Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin tonë të fortë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.
Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet ndërkohë në reagimin e DASH.

