TË FUNDIT

“Non Grata’ e Sali Berishës/ Edi Rama flet nga Uashingtoni: SHBA konfirmuan meritën e tij

Teksa ndodhet në Uashington, Kryenministri Rama gjatë një deklarate për media me gazetarët ka komentuar dhe vendimin e SHBA për shpalljen ‘non grata’ të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

 “Non Grata e Sali Berisha është meritë e Sali Berishë nuk ka diskutim, SHBA thjesht e kanë konfirmuar metitën e tij për të gjitha ato të cilët ata e kanë shpallur Non grata. Dhe të thuash që SHBA mund te inflecohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë që të akuzosh SHBA është një shtet pa integritet dhe që ka një qeveri që korruptuar për qëllime të yë ytëretëve, kjo është jashtë realitetit. SHBA nëse do të loboheshin kaq kollaj atëherë ata do të ishin peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse, kjo ska ndodh dhe ska për të ndodhur pasi SHBA tjetër qasje. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq nga kjo marrëzi. Sali Berisha është cështje e së shkuarës”, tha Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat