Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët shqiptarë në Uashington lidhur me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ai u pyet nëse shkarkimi i Metës do pasohej me shpalljen ‘non grata’?
“Të tjerat janë analiza që nuk janë të vështira për tu bërë, kur ndjek me kujdes dinamikën, duke qenë se Ilir Meta është në gjykim, nuk do të doja që të hyja në këtë grackë që ma ngrite me shumë buzëqeshje. Gjykata Kushtetuese ka nderin që të vëjë në vend, nëpërkëmbjen e Kushtetutës”, tha Rama.

