Reagime të forta ka shkaktuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të mos shkarkuar Ilir Metën. Deputeti Erion Braçe deklaroi se vendimet e Gjykatës duhen respektuar, dhe nuk ka as fitues dhe as të humbur.
Deputeti socialist tha se Ilir Meta duhet të dalë dhe të kërkojë falje për të gjitha herët që ka hedhur baltë dhe akuza në drejtim të gjyqtarëve.
Erion Braçe: Për t’u zbatuar, kur flet Gjykata nuk ka as fitues dhe as të humbur. Edhe njëherë vendimi i Gjykatës është për tu zbatuar deri në fund, unë pres që Ilir Meta të dalë sot dhe të lëpijë të gjithë pështymën që ka hedhur në drejtim të gjyqtarëve, edhe për etikë.
Alibeaj: Vendimet e Gjykatës janë për tu respektuar

