Nënkryetari Lëvizjes Socialistë për Integrim Petrit Vasili në një prononcim për media ka komentuar vendimin e Kushtetueses për Ilir Metën.
Vasili tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin.
Ai tha procesi për shkarkimin e Metës ka qenë qesharak si nga pikëpamja juridike edhe nga prodedurat.
“Ky vendim ishte shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin, themelin e Republikës. Për hesape të inceneratorëve. Meqë presidenti ishte pengesë, shkelën me këmbë parlamentin. Sot është një ditë e rëndësishme. Ka qenë procesi më qesharak si nga pikpamja juridike dhe procedurat. E ktheu parlamentin në një landfill procedurash”, tha Vasili.
Do të tërhiqni deklaratat që keni bërë?
Vasili: Ska pasur asnjë deklaratë ndaj GJK. Un kam pasur qëndrime për një problem me mosdhenien e opinionit në lidhje me zgjedhjet.
Po funksionon drejtësia?
Vasili: Shumë e veshtirë për të qenë entuziast se vargu i madh i cështjeve qe nga inceneratoret dhe si u maniupuluan dokumenetet. Më vjen keq që SPAK nuk ngrihet në nivelin e institucioneve të mëparshme.

