TË FUNDIT

A do e ftonte Bardh Spahia të punonte me të Voltana Ademin? Ja si përgjigjet

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar Bashkie të Shkodrës Bardh Spahia ka qenë i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit’, ku ka deklaruar se Voltana Ademi do t’i përkushtohet familjes.

BISEDA:

Ylli Rakipi: Cila është gjëja e parë, emergjente që ju mendoni se duhet bërë për Shkodrën?

Bardh Spahia: Është shumë e rëndësishme, përmirësimi i disa shërbimeve. Sjellja më pranë qytetarëve e Bashkisë së Shkodrës. Kemi disa ide për hapjen e disa zyrave të asistencës dhe një vëmendje të veçantë do të duhet të adresohej drejt turizmit detar, malor, kulturor dhe turizmit fetar, pasi Shkodra ka asete të jashtëzakonshme.

Ylli Rakipi: Do ta ftonit Voltana Ademin të punojë me ju?

Bardh Spahia: Kam diskutuar me Voltanën dhe ajo e ndjen të nevojshme t’i kushtohet profesionit të vetë dhe familjes, që e ka vuajtur mungesën e kohës së kushtuar familjes. Nuk kemi diskutuar në këtë aspekt, por sigurisht eksperienca e Voltanës është e jashtëzakonshme dhe do të ishte aset i vyer në këtë drejtim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat