TË FUNDIT

Flakët në tragetin Brindizi-Gumenicë, dy anije të Forcës Detare shqiptare në vendngjarje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije me një postim në Facebook se dy anijet e Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.

Peleshi shkruan se fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.

Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat