Kryebashkiaku i Fierit prej dy orësh është duke u marrë në pyetje në ambientet e SPAK në lidhje me inceneratorin e këtij qyteti.
Prokuroria e Posaçme vijon po ashtu hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku përveç ish ministrit Koka dhe dy biznesmenëve, persona të tjerë mund të vihen nën akuzë.
Burime nga struktura antikorrupsion bëjnë me dije se SPAK ka marrë në pyetje gjatë kësaj jave edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe zyrtarë.

