TË FUNDIT

“Inceneratorët” ‘ndezin’ Komisionin Hetimor Parlamentar, Kryebashkiakja Sako braktis mbledhjen

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët është shoqëruar me debate. Pas akuzave, Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka braktisur mbledhjen.

Drejtuesja e Komisionit, Jorida Tabaku, paralajmëroi ngritjen e një padie ndaj Sakos, për refuzimin e saj në dhënien e dëshmisë.

Debatet:

Emirjana Sako: Arroganca e injoranca janë në kushte ekstreme, unë s’kam më punë në këtë komision se ke dalë tërësisht e këtu s’ka asnjë komnukim etik, zoti Dako është ish kryetar Bashkie nëse do mund ta thërrisni të dëshmojë jeni komplet jashtë objektit të komisonit hetimor. Në 6 mars do e merrni përgjigjen.

Ina Zhupa: Zonja Dhima, e kuptoj që të shqetësoi se ajo e pranoi këtu që ka shkelur ligjin, por kini durim.

Emirjana Sako pas deklaratës së Ina Zhupës: Jeni duke shpifur.

Në këtë moment Sako u largua nga Komisioni.

Zhupa: Uluni aty.

Jorida Tabaku: I kërkoj juristëve të paraqesin kallëzim penal për zonjën Sako që refuzon për të dëshmuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat