Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë një conference me gazetarët ka deklaruar se në marrëveshjen me koncensiinarin e pompave të naftës po diskutohet tarifa e rritjes së pompimit në interes të koncensionarit.
Sipas Ibrahimajt, në marrëveshjen me këtë koncensionar, ekziston klauzola që ai të kërkojë rishikimin e tarifave, në bazë të ndryshimeve në treg.
“Unë të falenderoj për pyetjen sa i takon koncensionit për pompat, ne kemi një kontratë koncensoonare që në elememntët e saj i jep të drejt koncensionari që të kërkojë rishikimin e tarifave, nëse vlerëson apo ka baza që kushtet kanë ndryshuar.
Jemi në rastet kur koncensionari ka bërë një kërkesë, Ministria ka ngritur një grup pune, ku po vlerësojmë nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë për ndryshimin e tarifave, dhe aq më keq për dyfishimin e tyre.
Sigurisht që do ta trajtojmë me të gjithë kujdesin për këtë koncension, sidomos në momentin kur çmimet e karburanteve janë në nivelin e tyre më të lartë historik. Unë nuk jam eksperte teknike, për të vlerësuar kërkesën e koncensionarit.”, tha Ibrahimaj.

