TË FUNDIT

Në pritje të mandatit të 2 si Guvernator, Gent Sejko ‘bën bilancin’ e punës dhe tregon hapur synimin që ka

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka paraqitur sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, bilancin e punës 7-vjeçare.

Sejko deklaroi se qëllimi i tij është përfundimi i modernizimit të Bankës së Shqipërisë, duke e vendosur atë në standarde të ngjashme me ato të bankave qendrore të Eurozonës.

“I nderuar zoti kryetar, zonja dhe zotërinj deputetë, ju falenderoj për këtë dëgjesë publike, për rinovimin e kandidaturës sime, ndihem i nderuar nga vlerësimi që më ka dhënë Kuvendi. Kandidimi im motivohet nga një shtysë e brendshme, për të transformuar Bankën e Shqipërisë në konturet e një Banke Qendore Moderne.

Për të thënë dy fjalë, do të doja që tiu falenderoja për prezantimin korrekt, unë kam filluar karrierën time në 1992, pranë Bankës Kombëtare Tregtare, asokohe ka qenë shtetërore, nga viti 93-98 kam qenë pranë Bankës së Shqipërisë, kam punuar disa vite në sektorin privat. Prej 7 vitesh jam në pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, është një nga pozicionet më të larta publike që më është dhënë.

Në pamundësi kohore për të bërë një ekspoze të plotë të punës që është bërë në këto 7 vite, më lejoni që të fokusohem në disa arritje më kryesore:

Banka e Shqipërisë ushtron në mënyrë ekskluzive dhe të pavarur për të ruajtur inflacionin. Nuk pësoi ndryshime të mëdha pavarësisht pandemisë, dhe tërmetit. Inflacioni luhatet në shifrat e 1.8 %, ka një trend rritës të kreditimit në lekë, dhe një stabilizim të monedhës vendase në kursin e këmbimit. Ka zbritur raporti i kredive me probleme në 5.4%, nga 25% që ka qenë në vitin 2014“, tha Sejko.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat