Kryeministri Edi Rama është duke dëshmuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët. Në mbledhje, Rama është përplasur me Tabakun me tone të forta.
“Në ligjin për komisione hetimore kam lexuar, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës. Në asnjë rast nuk mund të ofendojë personat e thirrur për të dëshmuar. kjo është përsëritur shumë shpesh. Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t’ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni. Doni të përqëndroheni te çështja, jo te afera, afera është në kokën tuaj. Aferën është opinion. Kur të mbaroni punën me mua, shkruani në raport. Përqëdrohni te çështja. nëse do më nxirrni jashtë ccështjes, unë jam dhe z.Rama që përgjigjem si ta doni ju. Mos mu drejtoni me 3 emra se më krijoni trefishim përgjigjesh. Mu drejtoni z. dëshmitar, kjo është pyetja dhe unë ju përgjigjem strikt sipas ligjit. Statuset e Facebook mos I bëni këtu se jeni në shkelje të ligjit. Unë këtu jam, nuk do lëviz, si të doni ju”, tha Kryeministri.
“Është në interesin e këtij komisioni që të zbardhet e vërteta dhe unë jam e sigurt që ju nuk do të silleni si dëshmitarët e tjerë”, iu përgjigj Tabaku.

