TË FUNDIT

Ministri Manja ‘ironizon keq’ Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Big Brother regji më të mirë se ju…

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur sot me tonë të forta nga foltorja e Kuvendit lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

“Në këto ditë të punës së komisionit Hetimor për Inceneratorët shqiptarët kanë parë shumë fotografi sa shqiptarët u është shtuar pasioni për gjeografinë. Më vjen mirë që opozita i është kthyer rregullit në komisionet hetimore, duke lënë mënjanë komisionet rrugore me molotove e dhunë. Në të gjithë këto ditë e kam ndjekur me vëmendje komisionin dhe kam vërejtur seriozitetin e kolegeve të mi përballë pyetjeve të përgatitura në moment. Edhe Big Brother kishte regji më të mirë sesa ajo që donin të bënin dy partitë demokratike.komisioni parlamentar donte që të zinte vendin e Prokurorisë dhe të Gjykatës, komisioni parlamentar të nderuar kolegë ka të tjera detyra, pyet, heton dhe në fund bën një raport në drejtim të zbardhjes  së vërtetës.

Një ditë në komision mburreshim se SPAK ka arrestuar ministra dhe ish ministra më pas thonin se drejtësia është e kapur, duhet të qeni një emërues të përbashkët se për zotin nuk po flasim për për një drejtësi dhe jo për një drejtësi të kohës së zogut. Ne pritem që ky komision të na tregonte se sa kishte marrë njëri e kishte marrë tjetri e kush kishte fshehur nën jastëk, por ne në fakt dëgjuam thjesht shifra që nuk kishin përputhje.

Ato milionat që ato i hedhin hava,a thuaj se kolegët e mazhorancës i kanë gjethe dushku dhe harrojnë se ato para do të paguhen deri në 2027, kolegët e opozitave në Kuvend punojnë për kapjen e korrupsionit në 2050, uroj të kenë jetën e gjatë se këto ose mendojnë se do të vijnë  në pushtet në vitin 2050 ose do të mendojnë për gjeneratën e 2022. Uroj të jetë kjo e para se e sigurt që në 2050 nuk do të jeni asnjë në këtë sallë.

Ky komision tregoi se reforma në drejtësi po ekziston dhe parlamenti më në fund ju kthye normalitetit, kush shkel ligjin ka punë me drejtësinë nuk ka as drejtësi mediatike e as mikse por vetëm një drejtësi atë që japin gjykata e vendit që janë më të mirë sesa të gjithë ne”, ka thënë Manja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat