Kryeministri Edi Rama ka dalë pak më parë me një njoftim ku ka bërë me dije se ditën e sotme do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për agresionin rus në Ukrainë.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan kreu i qeverisë.

