Gjenerali Piro Ahmetaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook jep mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai thotë se sot NATO dhe vlerat e qytetërimit janë sot më të kërcënuara se kurrë më parë nga rikthimi te marrëzia e luftrave fashiste, diktatorët e marrosur dhe mëndjet e deformuara.
Postimi:
NATO dhe vlerat e qytetërimit janë sot më të kërcënuara se kurrë më parē nga rikthimi te marrëzia e luftrave fashiste, diktatorët e marrosur dhe mëndjet e deformuara .
Në planin afatshkurtër Rusia, mundet dhe po/do të arrije disa objektiva lokale, por në planin afatgjate do të dështojë & diskretitohet (ashtu si mbas 10 vjet pushtim në 🇦🇫 1979 – 1989) për ta gjynjëzuar me fuqinë e armëve integritetin territorial të Ukrainës, një komb sovran si dhe për ta sprovuar fuqinë e vlerave të Aleancës Transatlantike.
Shqipëria dënon pamëdyshje pushtimet barbare dhe mendjet e ndryshkura, Shqopëria mbetet e vendosur në krah të Ukrainës, kontribuese dhe aktive në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha në NATO 🤝 UN 🙏

