Sherebela është ndër bimët që konsiderohet si ‘ilaç popullor’.
Çaji i përfituar nga sherebela përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës.
Çaji I sherbelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet nje solucion shumë i mirë për gargar për bajamet e inflamuara dhe grykët e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.
Kohët e fundit është dëshmuar qe sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.
Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmonmirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.
Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.
Sherbela ndihmon edhe ne punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.

