TË FUNDIT

Thirrja e Papa Franceskut/ Presidenti Meta del me apelin e fortë për të gjithë qytetarët

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot me një thirrje drejtuar qytetarëve lidhur me luftën Rusi-Ukrainë. Kreu i Shtetit i ka ftuar të gjithë t’i bashkohen thirrjes së Papa Fraçeskur për t’u lutur për paqen dhe popullin heroik të Ukrainës.

“Sot më 2 mars, ju ftoj t’i bashkohemi thirrjes së Papë Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave europiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.

Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit europian.”, shkraun presidenti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat