Ditën e sotme, Grupi i Rithemelimit i Berishës propozon rezolutë për agresionin rus në Ukrainë.
Në disa pika të rezolutës thuhet se Shqipëria duhet të ndihmojë popullin ukrainas.
“Të ndërpritet nisma për ‘Ballkanin e hapur’. Rezoluta të dënojë sulmin e Krimesë dhe qendrimin e Serbisë ndaj Rusisë. Rezoluta të dënojë agresionin rus e përdorimin e armëve të rënda. Rezoluta të dënojë njohjen si shtete të Doneskut dhe Luhanskut”, thuhet mes të tjerash në rezolutë.

