TË FUNDIT

Raporti i DASH, PD ngre alarmin: Korrupsioni ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me raportin e DASH sipas të cilit Shqipëria është vend prodhues dhe tranzit i drogës.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në një deklaratë për media, thotë se DASH e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar.

“Departamenti Amerikan i Shtetit e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Ky është vlerësimi edhe për vitin 2021  në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike! Shqipëria konsiderohet si ‘një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar’ ‘mungesa e sundimit te ligjit, korrupsioni i larte dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë” të kultivimit dhe trafikimit  të drogës në Shqipëri thuhet ne raport'”, tha Sula.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat