TË FUNDIT

2 ditë para zgjedhjeve/ Ilirjan Celibashi paralajmëron: Kush shkel Kodin Zgjedhor, shkon para ligjit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët, dy ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit ka dalë me një paralajmërim për të gjithë shkelësit e Kodit Zgjedhor, se do të shkojnë para organeve të drejtësisë.

Celibashi u bëri thirrje qytetarëve apo edhe përfaqësuesve politikë të evidentojnë rastet e shkeljeve dhe t’i denoncojnë ato.

“Kushdo që do të tentojë të angazhohet me një proces të shitblerjes së votës dhe ndikimit mbi vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja. Nuk më vjen mirë ta sjell në vëmendje por tashmë një pjesë jo e vogël e atyre rasteve dhe personave që KQZ i ka evidentuar si shkelës të Kodit Zgjedhor janë duke u ballafaquar me organet e drejtësisë.

Nëse dikush e ka guximin të ketë ballafaqim me organet e drejtësisë, mund ta bëjë. Ftoj ata qytetarë apo edhe përfaqësues të partive politike që në çdo rast që do evidentojnë shkelje t’i denoncojnë në organet e ndjekjes penale”, tha ai.  

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat