TË FUNDIT

Kryeministri Rama telefonon Zelenskiyn, Presidenti ukrainas zbardh bisedën

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy me anë të një statusi në rrjetin social Twitter ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Zelenskyy shkruan se me kryeministrin shqiptar ka folur për sulmin rus në Ukrainë si dhe për bashkëpunimin në kuadër të OKB. Presidenti Ukrainas thotë se vlerëson ndihmën e Shqipërisë dhe se duhet bërë gjithçka që lufta të përfundojë.

MESAZHI NË TWITTER:

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të OKB. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat