TË FUNDIT

Paralajmëroi dorëheqjen? Humbja e thellë në zgjedhje, vjen reagimi i fortë i Gjekmarkaj

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 Marsit për 6 bashkitë e pjesshme vendore, ka ardhur dhe reagimi i Nënkryetarit të Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj me një postim në rrjetin soial Facebook ka bërë thirrje që PD duhet të mbledhë me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ato që çuan në këtë katastrofë elektorale, ku ka paralajmëruar dorëheqjen duke shtuar se është i gatshëm që të mbaje përgjegjësi.

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, shkruan Gjekmarkaj në Facebook.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat