Ish-kryeministri Sali Berisha me një njoftim dhënë pak më parë, njoftoi një konferencë për mediat. Nuk ka bërë me dije arsyen e konferencës, por padyshim Berisha do të flasë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 6 Marsit, ku koalicioni i drejtuar prej tij arriti të fitonte Bashkinë e Shkodrës, dhe në 5 bashkitë e tjera, të spostonte në vendin e tretë Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.
“Ne oren 13:00 z. Sali Berisha mban nje konference per shtyp ne ambientet e zyres se tij. Ftojme mediat te marrin pjesë!”, thuhet në njoftimin për mediat.

