KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, ku i ka dhënë mandatin 6 kryebashkiakëve të rinj, kryetarit të bashkisë Dibër, Rahim Spahiut, të Vorës, Blerim Sherës, Rrogozhinës, Edison Memollës, Bardh Spahisë në Shkodër, Eriselda Sefës në Lushnje dhe Emirjana Sakos në Durrës.
Zgjedhjet për këto 6 bashki u mbajtën të dielën, në një proces që nuk u shoqërua me incidente por u karakterizua nga një pjesëmmarje e ulët votuesish.

