TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, Rama reagon menjëherë: E mirëkuptoj tërësisht stresin e kësaj kohe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook pas protestës së thirrur para Kryeministrisë. Kreu i qeverisë thotë se e kupton stresin e të gjithë atyre që shprehen në këto kohë.

Postimi i Ramës:

E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht

QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat