TË FUNDIT

Rritja e çmimit të karburantit, Kryeministri Rama merr vendimin: Do ngrijmë marzhin e fitimit

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me furnizuesit e naftës ku ka marrë vendimin për një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e krizës energjitike dhe rritjen e çmimeve të naftës apo produkteve të tjera, që do të përcaktojë që nesër kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit.

Sipas kreut të qeverisë, akti normativ do të jetë në fuqi për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.

Sipas Ramës, situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat