Ende nuk kanë kaluar 24 orë nga kthimi prej vizitës që kryeministri Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar bënë në Dubai, Rama shfaqet sërish jashtë shtetit.
Këtë herë në Antalia ku po zhvillon një
takim “vëllazëror” me presidentin turk Erdogan.
Rama së bashku me kabinetin qeveritar po merr pjesë në forumin diplomatik të Antalias. Ndërkohë që Shqipëria është përfshirë nga protestat e shumta kundër rritjes drastike të çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera të konsumit.

