Kryeministri Edi Rama ka dalë me një postim në rrjetin social Facebook lidhur me çmimin e karburanteve. Rama kujton se sot ngrihet Bordit Kombëtar i Administrimit të Karburantit.
Sipas kryeministrit çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës. Po ashtu ai thekson edhe njëherë se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

